Presidenti i vendit Ilir Meta ka qenë i pranishëm në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë. Meta thekson se do rikthehet në fushën e talenteve të reja, për fitoren e Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë

Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të “Flamurtarit” dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtrat e vegjël të ekipit “Vlora B” dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore.

U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë. ??

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: