TIRANË – Sot është dita “Portokalli”, e cila organizohet dy ditë para Festës së Gruas dhe Nënës, 8 Marsit, dita simbol e luftës kundër dhunës së grave dhe diskriminimit. Me këtë rast, kryeparlamentari Ilir Meta është përfshirë në aktivitetin e organizuar nga MAS në Kuvend. Nxënës të shkollavë të Tiranës dhe studentë të Universitetit të Arteve zhvilluan një aktivitet që Meta e konsideroi si “origjinal” për të sensibilizuar qytetarët mbarë, duke ndarë mesazhe dashurie dhe paqeje.

“Dhuna ndaj grave dhe fëmijëve, – tha Meta, – sot është një fenomen që nuk duhet kurrë të rreshtin së dënuari. Dhuna ndaj grave dhe fëmijëve nuk mund të tolerohen, sidomos në një shoqëri si e jona, që familjen e sheh si një bërthamë të shenjtë, dhe pikërisht kjo kulturë civile duhet promovuar dhe duhet mbrojtur nga të gjithë. Unë gjithnjë kam besuar se fëmijët, të rinjtë dhe familja duhet të jenë në qendër të çdo aksioni të qeverisjes së vendit. Nuk mund të imagjinohet evolucioni i një shoqërie demokratike dhe sociale pa vlerësuar evolucionin e përpjekjeve për fuqizimin e rolit të gruas dhe të fëmijës dhe pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ndaj duhet që të gjithë institucionet duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre në këtë drejtim,”- theksoi ai.

meta portokall

Ndërsa, përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, z. David Saunders, theksoi se janë bërë përpjekje që të hiqet diskriminimi nga ligjet apo dhe të miratohen ligje që nxisin barazinë gjinore, por zbatimi i tyre paraqitet ende shumë sfida. “Shqipëria ka bërë mjaft rrugë deri më tani. Ka nënshkruar të gjithë marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat themelore të njeriut. Janë bërë përpjekje që të hiqet diskriminimi nga ligjet apo dhe të miratohen ligje që nxisin barazinë gjinore dhe për t’ju përgjigjur dhunës ndaj grave. Por fatkeqësisht zbatimi i tyre paraqet ende shumë sfida. Në ditën ndërkombëtare të gruas ne të gjithë duam të sfidojmë veten për një të ardhme më të mirë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb