Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në punimet e Forumit Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë”.

“I nderuar të marrë pjesë sot në punimet e “Forumit Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë” që po zhvillohet në Valletta, nën kujdesin e Presidentit të Maltës, George Vella.

Një mundësi e shkëlqyer për të theksuar së bashku me personalitetet e pranishme, se paqja mbetet gjithmonë e brishtë dhe e kërcënuar, prandaj duhet të punojmë pa u lodhur për të.” shkruan Meta në facebook, ndërsa ndan foto nga Forumi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: