ITALI- Presidenti i Republikës, Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij në Kalabri të Italisë, u prit sot nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Gerardio Mario Oliverio. Meta vuri në dukje raportin e ngushtë mes Shqipërisë e Kalabrisë dhe theksoi se kemi një potencial të madh ekonomik, tregtar, arsimor, kulturor e historik mes dy vendeve.

45518650 1442515345784938 160454849987608576 N
45518650 1442515345784938 160454849987608576 N

“Kalabria është shumë e rëndësishme për ne, sepse këtu është zemra e bashkësisë arbëreshe të zhvendosur në Itali që në Mesjetë. Ju jemi mirënjohës që kanë ruajtur gjuhën, traditat, zakonet, identitetin që nga koha e Skënderbeut. Është meritë e tyre, por edhe e kalabrezëve dhe italianëve, që i kanë mirëpritur” – u shpreh Meta.

Të dy personalitet vlerësuan rolin e arbëreshëve gjatë Rilindjes dhe bashkimit të Italisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb