Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, sapo ka dalë nga institucioni i Presidencës. Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” se ambasadori Soreca ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti.

Takimi është zhvilluar në Presidencë gjatë kësaj paraditeje dhe mendohet se ambasadori Soreca dhe Panariti kanë diskutuar për saktësimin e detajeve rreth takim që pritet të ketë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von derl Leyen, me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës që zyrtarja e lartë nga Brukseli do zhvillojë më 28 shtator në Tiranë.

Kujtojmë se sot Presidenti Ilir Meta ndodhet në Korçë, ku dekoroi katër ish të përndjekur politikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb