Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, në emisionin “Kjo Javë” në News24 i pyetur nëse do ta kenë të vështirë përballjen me Ilir Metën në opozita, tha se nuk do të ndryshonte asgjë.

Gjatë bisedës me gazetaren Nisida Tufa, Gjiknuri tha se ashtu siç i kanë pasur përballë Ilir Metën , Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, tashmë do të kenë përballë Berishën dhe Metën por më të dobësuar sipas tij.

Pyetja:  Përballë do të keni me Ilir Metën, si e shihni përballjen me Ilir Metën në opozitë, do ta keni më të vështirë se me Bashën?

“Ne i kemi pasur të tre përballë. Babai i vërtetë dhe lideri i asaj partie ka qenë Berisha me djalin e tij të adoptuar. Për mua Basha qëlloi të ishte jo lider. Meta ka qenë bashke me Berishën , në zgjedhjet e 2021 kanë qenë bashkë. Meta dhe Berisha po shkojnë tek polit i tyre që përfaqëson një pol të vjetër. Ne siç i kemi pasur përballë të tre do ti kemi përballë të dy madje më të cunguar, për mua do ti bëjnë dëm demokracisë, por sërish e them që opozita duhet të krijojë një frymë brenda saj”, tha ai.

Gjithashtu i ndalur edhe tek SPAK, Gjiknuri tha se mazhoranca nuk ka aspak të ushtrojë trysni, por thirrja është që SPAK të godasë të gjitha krahët.

“Qëllimi ynë nuk është të trysnojmë SPAK, por thirrja jonë është godit nga të gjitha krahët. Që SPAK të krijojë legjitimitet te shqiptarët duhet të ketë një spektër 360 gradë. Edhe çështja e shpalljes non-grata është një indicie e mjaftueshme.”, tha ai.

Mandati i tretë qeverisës?

Gjiknuri: PS në mandatin e tretë ka nevojë edhe për rigjenerimin e saj. Procesi që kemi filluar ndryshimet e statutit, Kongresi, janë gjëra që do të synojnë forcimin e kësaj partie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: