MALI I ZI- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta me ftesë të Kryetarit të DPS-së dhe Kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përshëndeti sot punimet e Kongresit të 7-të të Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve në këtë aktivitet, z. Meta çmoi marrëdhëniet shumë të mira që Shqipëria ka ndërtuar së bashku me Malin e Zi, jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike dhe kulturore, por edhe falë popullsisë shqiptare, e cila është një urë e fortë lidhëse mes dy vendeve.

“Unë pata kënaqësinë të dëgjoj disa përfaqësues të partive shqiptare këtu, ashtu siç kam kënaqësinë të përfaqësoj të gjithë shqiptarët e Shqipërisë sot këtu dhe në radhë të parë koalicionin qeverisës të Shqipërisë, ‘Aleancën për Shqipërinë Europiane’. Mali i Zi është një vend i mrekullueshëm dhe miqësia e natyrshme që ekziston mes nesh është një shembull për të gjithë rajonin, dhe për këtë ne jemi krenarë”, – u shpreh Meta, duke shtuar se meritat e zhvillimit të jashtëzakonshëm të Malit të Zi në këto dy dekada i takojnë pikërisht Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në lidershipin e Milo Gjukanoviçit.

“Ne e çmojmë shumë zhvillimin e jashtëzakonshëm demokratik të Malit të Zi gjatë këtyre dy dekadave dhe është e qartë si kristali se shtylla kurrizore e këtij progresi substancial të Malit të Zi në këto dy dekada ka qenë pikërisht Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) me lidershipin e Milo Gjukanoviçit. Ajo ka bërë të mundur, jo vetëm Malin e Zi si një shtet të pavarur, por edhe Malin e Zi si një faktor shumë të rëndësishëm të stabilitetit dhe të bashkëpunimit në të gjithë rajoni tonë”, – deklaroi më tej Kryetari i Kuvendit.

Ndërkaq, Ilir Meta theksoi se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë një të ardhme të vetme, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe uroi që përmes këtij kongresi të fitohen energji të reja për të përballuar me sukses sfidat e Malit të Zi, por edhe sfidat e përbashkëta për të gjithë rajonin tonë.

“Unë dua t’ju siguroj se tek Shqipëria do të gjeni gjithmonë një fqinj dhe një mik të vërtetë e të besueshëm, ashtu siç e shohim dhe e ndjejmë edhe ne Malin e Zi. Dy vendet tona kanë një të ardhme të vetme, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ju keni avancuar më përpara në rrugën e negociatave me BE-në, ne nga ana tjetër jemi anëtarë të NATO-s prej disa vitesh. Shumë shpejt, ne do jemi me ju në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, dhe ju do jeni me ne të anëtarësuar në NATO. Kjo është rruga që na bashkon, kjo është e ardhmja që na pret ndaj iu uroj përmes këtij kongresi të fitoni energji të reja për të përballuar me sukses sfidat e Malit të Zi, por edhe sfidat e përbashkëta për të gjithë rajonin tonë, për paqe dhe prosperitet për të gjithë popujt tanë. Edhe një herë suksese”, – tha Kryetari i Kuvendit,. Ilir Meta gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

Fjala e plotë e kryetarit të Kuvendit
I nderuar Zoti Kryeministër i Malit të Zi,
Të nderuar delegatë, Zonja dhe Zotërinj.
I dashur Milo,
Është kënaqësi dhe nder që ndodhem përsëri në Podgoricë për të përshëndetur këtë herë Kongresin e 7-të të Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi. Të dashur miq, ne i çmojmë shumë marrëdhëniet shumë të mira që ne kemi ndërtuar së bashku me Malin e Zi, jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike dhe kulturore, jo vetëm për shkak të vizionit dhe aspiratave të përbashkëta evropiane dhe euro-atlantike, por edhe falë popullsisë shqiptare këtu, e cila është një urë e fortë lidhëse mes dy vendeve tona.

Unë pata kënaqësinë të dëgjoj disa përfaqësues të partive shqiptare këtu, ashtu siç kam kënaqësinë të përfaqësoj të gjithë shqiptarët e Shqipërisë sot këtu dhe në radhë të parë koalicionin qeverisës të Shqipërisë, Aleancën për Shqipërinë Europiane. Mali i Zi është një vend i mrekullueshëm dhe miqësia e natyrshme që ekziston mes nesh është një shembull për të gjithë rajonin, dhe për këtë ne jemi krenarë.
Ne e çmojmë shumë zhvillimin e jashtëzakonshëm demokratik të Malit të Zi gjatë këtyre dy dekadave dhe është e qartë si kristali se shtylla kurrizore e këtij progresi substancial të Malit të Zi në këto dy dekada ka qenë pikërisht Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në lidershipin e Milo Gjukanoviçit. Ajo ka bërë të mundur jo vetëm Malin e Zi si një shtet të pavarur, por edhe Malin e Zi si një faktor shumë të rëndësishëm të stabilitetit dhe të bashkëpunimit në të gjithë rajoni tonë.
Unë dua t’ju siguroj se tek Shqipëria do të gjeni gjithmonë një fqinj dhe një mik të vërtetë e të besueshëm, ashtu siç e shohim dhe e ndjejmë edhe ne Malin e Zi.

Dy vendet tona kanë një të ardhme të vetme, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ju keni avancuar më përpara në rrugën e negociatave me BE-në, ne nga ana tjetër jemi anëtarë të NATO-s prej disa vitesh. Shumë shpejt, ne do jemi me ju në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, dhe ju do jeni me ne të anëtarësuar në NATO. Kjo është rruga që na bashkon, kjo është e ardhmja që na pret ndaj iu uroj përmes këtij kongresi të fitoni energji të reja për të përballuar me sukses sfidat e Malit të Zi, por edhe sfidat e përbashkëta për të gjithë rajonin tonë, për paqe dhe prosperitet për të gjithë popujt tanë. Edhe një herë suksese.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb