Presidenti Ilir Meta, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, ishte sot i pranishëm në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Laprakë, për të ndjekur nga afër seancën e radhës të dhurimit vullnetar të gjakut nga një grup të rinjsh.

Pasi shprehu mirënjohje për këtë kauzë fisnike, kreu i Shtetit theksoi se dhurimi i gjakut, në këtë periudhë të vështirë të pandemisë COVID-19, është akoma më i domosdoshëm dhe jetësor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Vala e dytë e COVID-19 e ka bërë më të vështirë dhurimin e gjakut, ndërkohë që nevojat për fëmijët talasemikë dhe të sëmurët kronikë janë të vazhdueshme dhe në tërësi po shtohen. Në këto kohë krize, kur distancimi fizik dhe social është kthyer në mënyrë të re jetese, duhet të kujtohemi për rëndësinë e solidaritetit dhe të zemërgjerësisë, sepse një gjest kaq i vogël, sa është dhurimi i gjakut, bën diferencë të madhe për jetën e shumë njerëzve.

Për më tepër kur nuk ka asnjë të dhënë shkencore, që COVID-19 apo viruse të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, transmetohen nëpërmjet dhurimit të gjakut. Ndaj duke i falënderuar të rinjtë për këtë solidaritet të mrekullueshëm, që treguan sot, shpreh mbështetjen më të plotë, edhe në emër të ‘Aleancës për Dhurimin e Gjakut’ për ekipin që përgjigjet për dhurimin e gjakut, për mjekët, infermierët e personelin mbështetës. Së bashku do të bëjmë çdo gjë që të mos ketë mungesa të gjakut për fëmijët talasemikë, për të gjithë qytetarët tanë, të cilët kalojnë momente të vështira.”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb