Në kuadër të nismës së ndërmarrë prej yij, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte sot i pranishëm, në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Laprakë, për të ndjekur nga afër seancën e radhës të dhurimit vullnetar të gjakut të organizuar nga një grup të rinjsh italianë, që jetojnë në Shqipëri.

Në bashkëbisedim me Presidentin Meta, të rinjtë italianë së bashku me dy pastorët, që udhëheqin veprimtarinë e tyre disavjeçare fetare dhe sociale në vendin tonë, nënvizuan dëshirën, që në bashkëpunim edhe me të rinj të tjerë italianë dhe shtetas të huaj, të vazhdojnë të japin ndihmesën e tyre për rritjen e ndërgjegjësimit në vendin tonë për dhurimin e gjakut.

“Dëshiroj të falënderoj grupin vullnetar të besimtarëve protestantë të Kishës ‘Sabaoth’ në Tiranë, pastorët si dhe të gjithë të rejat e të rinjtë italianë, për solidaritetin e tyre të shkëlqyer frymëzues me kauzën fisnik e humane të dhurimit të gjakut, për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë dhe të sëmurëve kronikë në vendin tonë, të cilët kanë nevojë jetike për gjak.

Falenderim e mirënjohje për të gjithë të huajt, që në nderim të mikpritjes sonë tradicionale, i bashkohen kauzës humane të dhurimit të gjakut.

‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, si shprehje e dashurisë në veprim për njerëzit në nevojë, nuk do ndalet deri në përmbushje të misionit të saj fisnik e human.” – u shpreh Presidenti i Republikës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb