SHBA

Në Senatin amerikan ku ishte i Ftuar Nderi nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Senatori Jim Inhofe, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vuri tek domosdoshmëria e stabilitetit, paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon duke shprehur hapur qëndrimin e tij tashmë të qartë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Sipas Metës i vetmi ndryshim kufijsh në rajon duhet të jetë zgjerimi i plotë i kufirit europian.

“Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë katalizator jetik për të zgjeruar kufijtë e NATO dhe Bashkimit Europian, pasi ato mbeten bazat e stabilitetit dhe begatisë në Ballkanin Perëndimor.

Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian”, – ka theksuar Meta në fjalën e mbajtur në Senatin amerikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb