“Është një detyrim për mua si President i Republikës që të jem në përkrahje të vendosur të shoqërisë civile, të organizatave për mbrojtjen e mjedisit dhe të gjithë trashëgimisë natyrore të vendit tonë, por njëkohësisht të jem në sintoni të plotë me 36 organizata europiane dhe botërore të cilat janë bashkuar me këtë iniciativë për lumin Vjosa dhe kërkojnë shpalljen park kombëtar të lumit Vjosa dhe gjithë degëve”. Kështu deklaroi sot Presidenti i Republikës Ilir Meta nga sheshi “Nënë Tereza”, ku iu bashkua fushatës së aktivistëve për mbrojtjen e lumit Vjosa.

“Është një pasuri e rrallë për kontinentin tonë që duhet mbrojtur nga çdo projekt që e cenon atë dhe është dëmtuar jo pak deri tani por jemi në kohë për të parandaluar çdo dëm tjetër që do ishte i parikuperueshëm dhe do dëmtonte një trashëgimi dhe është një mundësi për turizmin, i cili pati mjaft suksese në vitet e fundit, në luginën sidomos të lumit Vjosa”, theksoi Kreu i Shtetit.

Një prej aktivisteve tha se është një mesazh ndërgjegjësues për lumin Vjosa, për shpalljen park kombëtar, jo vetëm të lumit por dhe degëve të saj. “Një fushatë në disa qytete europiane. mesazhet do përmblidhen dhe do i dërgohen PE-së më 22 mars që është dhe dita ndërkombëtare e ujit”, tha aktivistja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: