Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur shqiptarët duke iu uruar një javë të mbarë nga një vend i mirë në Martanesh për të cilin thotë se është një monument unik jo vetëm besimi e kulturor.

Meta gjen rastin të përshëndesë besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët që nisin pelegrinazhin në malin e Tomorrit.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Nga Vendi i Mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit, një monument unik, jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror, ju uroj një javë të mbarë, në paqe dhe në harmoni!
Urimet më mira për besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, të cilët këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit!”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb