Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u prit në një audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Lajmin e ka njoftuar vetë kreu i shtetit, përmes një njoftimi në facebook, ku shkruan se ndihet i lumtur nga audienca e veçantë me Atin e Shenjtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i plote:

“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar nga audienca e veçantë sot me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun. Mirënjohje ndaj përkujdesjes së Tij të veçantë dhe Selisë së Shenjtë ndaj Shqipërisë, shqiptarëve, vokacionit tonë europian dhe vlerësimit të Tij ndaj lidhjeve të vjetra e personaliteteve që mbajnë fort këto lidhje, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Shenjtorja Nënë Tereza, 38 Martirët e Kishës Katolike shqiptare. Interesi dhe vëmendja e tij ndaj modelit e bashkëjetesës paqësore dhe harmonisë fetare në mes shqiptarëve ishin pjesë e bisedës së përzemërt dhe mbresëlënëse me Atin e Shenjtë!” shkruan Meta, ndërsa ndan me ndjekësit edhe foto nga takimi me Papa Françeskun.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb