Pas Jezercës, Presidenti Ilir Meta ka postuar foto albumin nga ngjitja e tij në malin e Korabit, 2751 metra nga niveli i detit.

Përmes një statusi në facebook, Meta shkruan se ngjitja në majën më të lartë të maleve shqiptare nuk ishte e lehtë, por shërbeu si një frymëzim për të energji të reja për të kaluar me sukses cdo pengesë.

“Në majën më të lartë të maleve shqiptare, mbi Korab, aty ku duket sikur prek qiellin me dorë. Ngjitja ishte sfidë jo e lehtë, por bukuritë dhe monumentet e rralla natyrore të këtij mali madhështor, të frymëzojnë dhe të japin energji të reja për të kaluar me sukses çdo pengesë!” shkruan Meta në postimin e tij.

Një vit më parë Presidenti Meta ngjiti majën e Jezercës më të lartën e Alpeve shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb