Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar ndryshimin në logon e PL.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka ndarë një video me ish-zv.kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, kreu i PL njoftoi vendosjen e ngjyrës së gjelbër në logon e partisë.

“Kënaqësi e veçantë që pas Konventës së djeshme historike të Partisë së Lirisë, që do ta rivitalizojë atë në mënyrë të jashtëzakonshme, të shijojmë bashkë me znj. Edita Tahiri, gjelbërimin dhe lulet, në një ambient fantastik dhe madhështor për shkak të thjeshtësisë dhe origjinalitetit, në Priskë të Tiranës.
Me këtë rast shpreh kënaqësinë që ngjyrën e gjelbër të pranverës dhe rigjenerimit, nga dje e kemi pjesë të logos së Partisë të Lirisë!
Ju urojmë një të diel të paqtë dhe të gëzuar me familjen dhe të dashurit tuaj!”, shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: