Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ka informacion se kush mund të jetë personi i radhës që mund të shpallet non-grata nga SHBA.

Berisha është pyetur për Metën, por ai thekson se s’ka informacion për asnjë njeri.

Praktikën e SHBA, ish-kryeministri e konsideron praktikë të pabazuar dhe të dëmshme.

”Nuk kam asnjë informacion për asnjë njeri. E thashë dhe njëherë. Ka qenë viti 2014 më duket, ku u ulua me kryetarin e parlamentit që ishte shpallur non grata me të njëjtin motiv si Berisha. Ishin dhe nja 10 të tjerë. Një praktikë e tillë e pabazuar është e dëmshme. Nuk shërben, por në një mënyrë ose tjetër kthehet në mburojë edhe të kundërt.”- tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb