TIRANË

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e dekretojë emrin e ri për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin, i cili u propozua nga shefi i qeverisë, Edi Rama menjëherë pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga Ministria e Brendshme.

Burime për “BalkanWeb” konfirmojnë se kreu i shtetit ka pritur sot pasdite  në zyrë Sandër Lleshin, ndërsa prej aty e ka njohur me vendimin për ta mosdekretuar.

“Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për të mbështetur pozitivisht kandidaturën e propozuar”,njoftoi sot Presidenca.

Presidenti Meta kishte kërkuar informacione të hollësishme rreth emrit të propozuar nga kreu i qeverisë Edi Rama, ndërsa pas shqyrtimeve, ai nuk ka krijuar bindjen e plotë  për ta dekretuar Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb