Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me sulmin e paligjshëm që po ndodh në “Prestige Resort”.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta, duke publikuar dhe shkresën që vërteton se Prestige ka leje ndërtimi, thekson se shembja bëhet në shkelje të çdo ligji dhe procedure. Mes të tjerash Meta thekson se tashmë është koha “për t’i vënë fadromën bandës në pushtet që nuk njeh as Kushtetutë dhe as ligj!”.

REAGIMI I METËS
Pesë vjet më parë konfirmonte zyrtarisht se “Prestige Resort” ishte me leje ndërsa sot pa paralajmërim, në shkelje të çdo ligji dhe procedure dhunon një biznes të ligjshëm dhe model, me një hakmarrje primitive dhe skizofrenike.
Koha për t’i vënë fadromën bandës në pushtet që nuk njeh as Kushtetutë dhe as ligj!

317854663 694912662003972 1852254963325823049 N (1)
317854663 694912662003972 1852254963325823049 N (1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb