Presidenti Ilir Meta teksa ka publikuar një foto të shkrepur 30 vite më parë, ku shihen qytetarë shqiptarë brenda ambasadës gjermane në Tiranë, goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ teksa ka uruar marrjen e kryesisë së BE-së nga Gjermania, kreu i shtetit pohon se tashmë është koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre.

MESAZHI I METËS
Kjo foto është shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë.

30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane. ????
Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet por edhe punon.
Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa. ????
Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre. ??
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb