Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur në Tiranë homologun e tij, kreun e shtetit slloven, Borut Pahor.

Meta ka publikuar foto nga takimi i përbashkët, ndërsa shprehet se shteti slloven do marrë Presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik të këtij viti.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

I lumtur të mirëpres sot në Tiranë, në këtë ditë kaq të bukur, Presidentin e Republikës së Sllovenisë dhe mikun tim, Borut Pahor.

Sllovenia do të organizojë Samitin e ardhshëm të Procesit të Brdo-Brijunit më 17 maj dhe njëkohësisht do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik të këtij viti.

Bisedat mbi këto dy ngjarje të rëndësishme dhe njëkohësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona mike i japin një vlerë të shtuar prezencës së Presidenit të Sllovenisë sot në Shqipëri.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë shumë të mira, për më tepër që Sllovenia është një partnere e rëndësishme rajonale dhe europiane për Shqipërinë. ?????

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: