Presidenti Ilir Meta është kthyer pas në kohë teksa ka kujtuar protestën e 3 dekadave më parë më 8 dhjetor, e cilësuar sot si Dita e Rinisë.

Përmes një video në ‘Facebook’, Meta thekson se kjo ditë i kujton emocionet e paharruara, ku u thirr për të marrë pjesë në protestën që solli pluralizimin në vend.

MESAZHI I METËS
Kjo Ditë e bekuar e Rinisë më rikthen sot emocionet e paharruara, që përjetova tre dekada më parë, kur në Qytetin Studenti u thirra për të marrë pjesë, me Azem Hajdarin në krye, në takimin kapitullues të regjimit me studentët e Dhjetorit ’90, që solli pluralizmin politik.
Sa herë Liria, Demokracia dhe Pluralizmi Politik vihen në pikëpyetje, ndjehem i thirrur si atëherë! ✌️??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: