Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video, ku të rinjtë bëjnë thirrje ndaj qytetarëve që të mos shesin votën.

Të rinjtë theksojnë se vota nuk duhet shitur. Ata shtojnë se shqiptarët duhet që të mbrojnë lirinë dhe demokracinë e tyre.

“Të nderuar politikanë, investoni në hartim programesh dhe jo në blerje të votave. Shit-blerja e votës dëmton seriozisht zgjedhjet.

Vota e lirë jashtë ndikimit të paligjshëm, iu jep integritet zgjedhjeve dhe forcon demokracinë. Mos e shit votën. Demokracia është investim i përbashkët. Duhet që të gjithë ta mbrojmë atë. Mos e shit votën, Mbro lirinë tënde, mbro zgjedhjet”, thuhet në mesazhin e të rinjve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: