TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se opozitën shqiptare deri më 25 prill e ka dirigjuar kryeministri Edi Rama duke renditur madje edhe çështjet shumë të diskutuara. Meta tha në “Opinion” se LSI bëri vetëvrasje me djegien e mandateve dhe u bë bisht i opozitës së dirigjuar nga kryeministri.

“Opozitën shqiptare deri më 25 prill e ka dirigjuar Edi Rama, nga akuzat ndaj meje për të ashtuquajturën çështja Doshi-Fufi, nga çadra, tek djegia e mandateve, zerimi i pushtetit vendor dhe deri tek zgjedhjet e fundit. Për LSI mund të them që bëri një vetëvrasje me djegien e mandateve dhe u bë bisht i kësaj opozite të dirigjuar nga Kryeministri. Në nivelet e larta nuk ka gabime, ka tradhti”, deklaroi Meta.

Kreu i Shtetit tha se 25 prilli ka qenë një komplot kundër demokracisë dhe se ka pasur plan për gjakderdhje. “Komplotistët tani janë evidentuar qartë. Në 25 prill ka pasur plan për gjakderdhje dhe dhunë. Jam krenar që falë kontributit tim ky skenar u shmang”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb