“Presidenti ka për detyrë që grushtit të shtetit t’i përgjigjet me dekrete”. Kështu deklaroi presidenti Ilir Meta në një dalje të jashtëzakonshme për mediat, duke paralajmëruar kështu se do të kthejë sërish në Kuvend ligjin për betimin e gjyqtarëve.

Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit teksa ripërsëriti disa herë togfjalëshin ‘grusht shteti’, theksoi se garantimi i të drejtave të qytetarëve është mbrojtja e Kushtetutës.

“Dhe në të ardhmen do i përgjigjet me dekrete. Po ashtu do i drejtohet qytetarëve në mbrojtje të Kushtetutës. Ajo është e vetmja gjë që garanton unitetin tonë. Pavarësisht se dikush nga Jugu, dikush nga Veriu, dikush socialist e dikush demokrat. Kemi shumë ndarje, por e vetmja gjë që na bashkon është Kushtetuta. Presidenti do të bëjë çdo gjë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë. Ju ftoj që të përqendroheni tek kjo çështje. Do përpiqen që të largojnë vëmendjen me lloj-lloj shashkash. Por me rëndësi është mbrojtja e rendit kushtetues, që kërcënohet nga një grup mafioz dhe jo nga PS. Ajo ka meritën e saj për ndryshimet kushtetuese në 2008. Por një grup mafioz që punon kundër interesave publike. Është armik i qartë i shtetit të së drejtës.”, tha Meta.

Teksa u pyet në lidhje me reformën zgjedhore dhe bashkitë që aktualisht janë pa kryetarë bashkie, Meta tha: “Pyetjet tuaja meritojnë vëmendje ndoshta për një rast tjetër. Unë dola këtu me një qëllim të qartë për rrezikun e madh të një grushti shteti për qytetarët, për liritë e tyre, dhe nuk dua që ta zhfokusojë vëmendjen time. Kjo është çështje madhore. Ka kaq shumë probleme sa është ku thërret qahmeti. Respekti im për Komisionin e Venecias është i palëkundur. Nëse në rastin e parë thashë se do shkojë në Komisionin e Venecias, dhe nuk shkova se nuk mund duke me rendësi. Tani jam i detyruar që të shkojë në Venecia dhe Europa demokratike të kuptojë se çfarë po ndodh këtu dhe ku një grup njerëzish përmes një grupi njerëzish kërkon që ta kthejë këtë vend në një burg të madh por me ngjyra.”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: