Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar këtë të shtunë me kandidatin e PD për Vorën, Indrit Hoxhën.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta thotë se në 4 vite “Rilindja” ndërroi 5 kryetarë bashkie, duke shtuar se ka lënë në harresë infrastrukturën.

STATUSI:

I lumtur të takohesha sot me shtabin elektoral të Kryebashkiakut të ardhshëm të Vorës, Indrit Hoxhës.

Nuk ka në vendin tonë asnjë Bashki, që ka numrin më të madh të bizneseve dhe investitorëve se kjo e Vorës.

Por në 4 vjet “Rilindje”, ndërroi 5 Kryetarë Bashkie dhe falimentoi atë dhe rrugët e Domjes dhe Vorës janë ku thërret qameti.

Ndaj të vrapojmë drejt 14 Majit për të nisur një erë të re për Vorën dhe për Shqipërinë.

Bashkë Fitojmë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: