Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një statusi në Facebook ka shprehur lumturi për takimin me homologun bullgar Rumen Radev. Ai thotë se është i nderuar që me një vend si Bullgaria, me të cilin Shqipëria ka lidhje të mirëfillta historike, kulturore dhe njerëzore, të forcojë më tej marrëdhëniet.

Meta tha po ashtu se e ka falënderuar Radev për mbështetjen konstante të Bullgarisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

STATUSI I PLOTE
I lumtur dhe i nderuar të prisja sot në Tiranë, Presidentin e Bullgarisë mike, Sh.T.Z Rumen Radev.
Shqipëria dhe Bullgaria kanë lidhje të mirëfillta historike, kulturore dhe njerëzore, si dhe marrëdhënie tradicionale miqësore. Mbështetur në këtë miqësi, si dhe në vizionin e përbashkët euro-atlantik, marrëdhëniet tona duhet të forcohen më tej, në dobi të dy vendeve e popujve tanë, por edhe në funksion të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit.

E falenderova Presidentin Radev për mbështetjen konstante të Bullgarisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, veçanërisht për çeljen e negociatave të antarësimit me BE-në.

Bullgaria është një avokate shumë e mirë e integrimit në BE të të gjithë vendeve të rajonit tonë. ?????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: