TIRANË

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrë një përfaqësi nga Shoqata “Ishmi”, me kërkesë të këtyre të fundit.

Në një mesazh në “Facebook”, Meta thekson se ka dëgjuar e mbajtur shënim të gjitha propozimet e tyre për zhvillimin e zonës, nga mbrojtja e pronave, pasurive natyrore dhe mjedisit.

Mes të tjerrash, Meta thekson se duhet të dëgjohet zëri i të gjithë shqiptarëve dhe të ndalet shpopullimi, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të rikthehet shpresa.

Mesazhi i Metës:

Vlerat e rralla historike, arkeologjike dhe kulturore të Ishmit burojnë nga lashtësia, ndaj ne ndihemi krenarë për gjithçka që kjo trevë përfaqëson për qytetërimit tonë.
Ishmin e ka bekuar Zoti me pasuri të jashtëzakonshme natyrore, por meriton më shumë vëmendje e mbështetje me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndalimin e shpopullimit nga të rinjtë.
Për të ndarë ide të çmuara me qëllim dhënien e shkëlqimit të merituar të kësaj treve, prita sot me kërkesë të tyre, një përfaqësi të nderuar të Shoqatës “Ishmi”.
I falënderova për kontributin e vyer të dhënë në veçanti në ndihmë të qytetarëve në nevojë të prekur nga pandemia dhe tërmeti, si dhe për përpjekjet e palodhura për mbrojtjen e vlerave dhe traditave të Ishmit.
I dëgjova me shumë kujdes dhe i mbajta shënim të gjitha propozimet e tyre për zhvillimin e zonës, nga mbrojtja e pronave, pasurive natyrore dhe mjedisit, tek ideja interesante për çeljen e kurseve profesionale periodike në fushën e turizëm-hotelerisë, si një mundësi për të ndaluar largimin e të rinjve dhe deri tek propozimi për krijimin e tregjeve me produktet e shëndetshme bio të zonës.
Zëri i banorëve të Ishmit, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë duhet të dëgjohet nga të gjithë. Vetëm në këtë mënyrë mund të rikthehet shpresa, të ndalet shpopullimi dhe të garantohet zhvillimi që meriton Atdheu ynë i përbashkët. ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb