FIER

Presidenti Meta i ftuar në televizionin lokal në Fier ka deklaruar se patronazhistët janë shantazhistët e kohëve tona ose fuksat e kohës së kaluar, dhe ajo eshtë një strukturë e fshehtëdhe e paligjshme.

“ Përdorja e të dhënave personale dhe marrja e tyre nga institucionet shtetërore nga ana e Partisë Socialiste, janë bërë për të shantazhuar qytetarët.

Ekspozimi i këtyre të dhënave personale të qytetarëve është shkelje e ligjit dhe cenim i të drejtave dhe lirive të njeriut. Patronazhistët janë shantazhistët e kohëve tona ose fuksat e kohës së kaluar. Është një strukturë e fshehtë, e paligjshme, shantazhuese dhe intimiduese.” u shpreh Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb