Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sonte në “Open” edhe për hetimin e SPAK. Meta tha se është i hapur të hetohet dhe se nuk ka asnjë lidhje me akuzat.

Ai deklaroi se Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga aferat dhe se problem është shkatërrimi i ekonomisë në vend.

Meta: Kush e ka penguar të hetojë. U mërzita shumë sepse personi S.K. që kishte kërkuar shkresën në Gjendjen Civile e kishte ndërruar për vete emrin. Unë nuk përmenda emra. I përmendni vetë. Një letër e tillë ishte dërguar dhe në gjendjen civile. Nuk është shqetësimi se kanë dërguar letra, se me inceneratorët nuk merret njëri në gusht dhe me skandalet e qeverisë, problemi më serioz për mua është që këto letra përdoren për të bërë lajme vere. Mua le të më hetojnë, nuk më krijon asnjë lloj shqetësimi.

Nuk më shmang nga denoncimi i aferës së inceneratorëve. Kanë bërë 17 vendime në një ditë, afera e portit të Durrësit që mund të shkojë në 5 mld euro dhe shumë afera që po shkatërrojnë ekonominë e vendit tonë dhe qytetarët tanë, ky është problemi.

Sulo: Ju z. Meta në 2016 LSI ka kontraktuar një kompani për të siguruar takime të nivelit të lartë në Uashington. Në SHBA thesari ka si detyrim të japë shumë e lobuar, 297 milionë dollarë dhe kanë qenë dy vizitat tuaja në maj dhe qershor dhe e nëj z. Panariti në korrik. PS deklaron 117 mln. Cili është burimi i këtyre parave.

Meta: LSI është një parti 100% korrekte, ose ka qenë kur kam qenë unë të paktën, në raport me financat, lobingjet dhe gjithçka tjetër. Të jeni të sigurt që i keni të gabuara ato të dhëna.

Sulo: Hetimi i SPAK-ut për këtë çështje është.
Meta: Shpikja e radhës është kjo. Janë paguar për kompaninë, 15 mijë dollarë në 9 janar dhe që janë raportuar në KQZ e kudo ku raportohen ku ka pasur një person, i kontaktuar nga deputeti i LSI-së Irakleos, i cili ka pasur kontaktet e veta, ka kontaktuar me një deputet të LSI-së, në emër të saj janë paguar 15 mijë dollarë për të bërë një marrëveshje para zgjedhjeve. I thotë drejtuesi i kompanisë, ne në janar të këtij viti filluam një marrëveshje bashkëpunimi me LSI-në etj.

‘Meta kur zbuloi për kontratën kur erdhi për inaugurimin, na informoi se ky person nuk ishte i interesuar dhe ne korrigjuam objektin e punës’.

Kur kam qenë atje i kam thënë që ky person nuk është i autorizuar. Është diskutuar me të për një marrëveshje dhe ai ka deklaruar që çdo marrëdhënie me të është mbyllur më 14 shkurt.

Sulo: Në Qipro ky personi që ua ka sjellë z. Tavo ka krijuar Dorelita of shore dhe ka marrë çdo muaj 50 mijë dollarë.
Meta: Unë jam këtu, jam si përfaqësues i partisë së Lirisë, ndërkohë jam dhe anëtar i një fondacioni, apo një bordi. LSI nuk ka pasur asnjë raport me Dorelitën dhe as me këtë person. I është bërë e qartë kësaj kompanie që ai s’ka qenë korrekt.

Ky është një mashtrim i Mother Jones i servirur nga Edi Rama dhe grupi i tij, i ricikluar. Ai ka pasur një kompani, punë e tyre. Është e qartë, është e sqaruar. Nuk ka asnjë lidhje LSI, zero lidhje. Ai ka deklaruar më 14 shkurt që ka mbaruar.

Ky thotë këtu që kur erdhi ky kryetari i LSI-së na tha se ky person nuk është i interesuar. Ata të hetojnë sa të duan, kush i pengon. Janë në departament të drejtësisë. Nuk ka lidhje kjo as me gruan e Bilalit, as me Muzinin. Çdo gjë është korrekte dhe e pastër.

Rakipllari: Këtu financimi i partive politike ka probleme.
Meta: Në LSI nuk ka pasur probleme për sa kohë kam qenë unë.

Rakipllari: Çfarë problemi ka që SPAK-u që është ngritur për të hetuar politikanët e lartë të mos hetojë?
Meta: Kush tha ka të paprekshëm. Më ka hetuar Berisha në 1992. Një vit pa imunitet. Sa herë jam hetuar nuk kam pasur asnjë problem dhe jam i hapur dhe sot. Por ata të jenë seriozë në raport me ligjin.
Rakipllari: Nga një anë akuzoni Ramën…
Meta: Rama e ka marrë gjithë prokurorinë për fyti dhe gjykatën. Rama e çoi atë të betohej te Lana. Këto historitë që i hedh Rama i hedh se kujton se s’do merremi me dosjet e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: