FIER

Kreu i Shtetit Ilir Meta deklaroi nga Fieri se ka një përpjekje të qëllimshme për të krijuar incidente të paqena duke akuzuar kryeministrin Edi Rama. Ky ishte reagimi i Presidentit pas incidentit të ndodhur sot në Fier, ku u hoqën banerat e LSI-së.

Ai tha se ka kërkuar që LSI të dialogojë me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili është kandidat për deputet në Fier.

“U informova tani nga deputetja dhe kandidatja për deputete Kejdi Mehmetaj. Për orë të tëra ata kanë refuzuar që të dialogojnë dhe të bashkëbisedojnë me përfaqësuesit e LSI për këtë çështje, çka tregon edhe njëherë tjetër jo vetëm paligjshmërinë e veprimeve të tyre, por edhe përpjekjen e qëllimshme për të krijuar incidente të paqena që mund të çonin në probleme të panevojshme. Kjo ka qenë arsyeja që kam ndërhyrë menjëherë duke iu kërkuar përfaqësuesve të LSI të dialogojnë me zotin Ruçi. E rëndësishme të evitojmë çdo provokim e incident që gjithmonë provokohen nga rilindja. Objektivi kryesor është mbarëvajtja maksimale e 25 prillit dhe më e rëndësishmja është të mos preket asnjë votë në të gjithë vendin. Qëllimi kryesor i kryerilindasit është pikërisht ky”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: