Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është deklaruar në lidhje me raportin e shpërndarë sot mbi 31-vjeccarin Gerti Shehu i cili goditi me grusht Sali Berishën në protestën e opozitës, ku paraqitet se është një person me probleme mendore.

Meta u shpreh se sulmi ishte një sulm i mirëkoordinuar shtetëror dhe policesk.

“Shumë shpejt Rama do detyrohet të nxjerrë edhe kartelën e tij që e mban të fshehur për të lehtësuar situatën e tij përballë atyre që ka bërë. Në rastin konkret, duke qenë se isha në atë moment, mund të them që kemi të bëjmë me një aksion të mirëplanifikuar, aksion të mirëorganizuar shtetëror e policor, person kontingjent i policisë, sicc e tregoi edhe Berisha, i kamufluar si pjesë e ekipit mediatik që shoqëronte protestën, e që në një moemnt të caktuar bëri të gjitha veprimet në mënyrë profesionale e me një gjakftohtësi profesionale.

Aksion i Ramës dhe policisë së tij. Rama i pabesë e burracak, ka shkelur çdo kod moral që ka rregulluar në shekuj bashkëjetesën. Nuk mund të justifikohet me asnjë kartelë që i ruan t’i përdorë në të ardhmen për të lehtësuar gjendjen e tij”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: