Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 102-vjetorin e Kongresit të Lushnjës. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Meta thekson se me Kongresin e Lushnjës u dhanë fund lojërave të fuqive të huaja kundër shtetit shqiptar dhe Pavarësisë të tij.

“Kongresi i Lushnjës është një thirrje për reflektim dhe unitet të të gjithë forcave patriotike për t’i dhënë fund cenimit të sovranitetit të vendit dhe shpopullimit të qëllimshëm të tij nga rinia dhe forcat më të kualifikuara.”, shkruan Meta.

MESAZHI I METES
?? Nderim i përjetshëm për patriotët shqiptarë, që me Kongresin e Lushnjës dhe vendimet e tij historike i dhanë fund lojrave të fuqive të huaja kundër shtetit shqiptar dhe Pavarësisë të tij.
Mirënjohje të pafundme edhe për ndëshkimin ndaj mercenarëve vendas, që minonin interesat kombëtare për përfitime personale.
Kongresi i Lushnjës është një thirrje për reflektim dhe unitet të të gjithë forcave patriotike për t’i dhënë fund cenimit të sovranitetit të vendit dhe shpopullimit të qëllimshëm të tij nga rinia dhe forcat më të kualifikuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb