TIRANE

Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Kreu i Shtetit, Ilir Meta shkruan se vëmendja maksimale në arsim, është mënyra më e mirë për të frenuar largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Meta, teksa risjell porosinë e veçantë të Papa Franceskut thekson se të gjithë së bashku duhet të bëjnë ç’mos që Shqipëria të mos pësojë ‘dimrin demografik”.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, dua të risjell edhe njëherë në vëmendje porosinë e veçantë të Papa Franceskut, që të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Europës. Me përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje maksimale në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, të frenojmë largimin e tyre dhe t’ju mundësojmë ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë e të qëndrueshme në Shqipëri”, shkruan Meta në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb