Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur 150-vjetorin e lindjes të një prej patriotëve më të mëdhenj të Tropojës, në nde të së cilit u ngrit sot një bust në Bajram Curri, Ali Ibër Nezaj.

Meta shprehet se Tropoja është zonë e dashur, e vlerave më të larta njerëzore, patriotike e kulturore, simbol i atdhedashurisë e patriotizmit, qëndresës dhe forcës goditëse ndaj armiqve tanë.

  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:                                         

I dërgova përshëndetjet më të ngrohta dhe vëllazërore Tropojës dhe gjithë Malësisë së Gjakovës, që përkujtoi sot 185-vjetorin e lindjes së patriotit të madh, Ali Ibër Nezaj, me një ngjarje të shënuar, vendosjen e shtatores së tij në qendër të qytetit, përkrah monumenteve të tre emrave të mëdhenj të historisë së kombit shqiptar, Heronjve të Popullit, Bajram Curri e Asim Vokshi dhe Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Tropoja e dashur, e vlerave më të larta njerëzore, patriotike e kulturore, simbol i atdhedashurisë e patriotizmit, qëndresës dhe forcës goditëse ndaj armiqve tanë, krenohet me kontributet e bijve të saj për çështjen shqiptare në momentet me vendimtare për të ardhmen e kombit tonë, nga Epoka e Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë dhe deri në Lëvizjen Demokratike të Dhjetorit ’90.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: