TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur sot dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas protestave masive kundër rezultatit të zgjedhjeve të manipuluara. Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.

Duke dhënë një mesazh të fortë, Kreu i Shtetit shkruan se autorët e krimeve zgjedhore të vihen para përgjegjësisë.

“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.
Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.
Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë! ?????”, shkruan Meta.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb