Presidenti Ilir Meta në vizitën e tij Kalabri, është takuar me Arbërëshë të Italisë në Frascineto.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, kreu i shtetit theksoi se në këtë vend spikat mikpritja tradicionale shqiptare dhe prej shekujsh trashëgohen gjuha.

“??❤️?? Në Frascineto, një nga katundet më të bukur Arbëresh të Kalabrisë, ku spikat mikpritja tradicionale shqiptare dhe prej shekujsh trashëgohen gjuha, traditat, zakonet, veshjet, ritet fetare dhe kultura e “Motit të Madh” të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Mirënjohje Arbëreshëve tanë të dashur dhe autoritetet të larta vendore dhe rajonale për pritjen e veçantë, që më nderon.
Të marrim forcë nga rrënjët tona shumë të forta, për të fituar të gjitha sfidat e së ardhmes!”, shkruan Meta ndërsa ka publikuar edhe disa foto ku shfaqet me pjesëtarë të komunitetit shqiptar atje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb