Këtë të enjte në emisionin ‘RealStory’ , me të ftuar kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, analistin Skënder Minxhozi dhe analistin Shpëtim Nazarkao, biseda u fokusua tek zhvillimet politike në vend.

Të ndalur tek qëndrimet e presidentit të Republikës Ilir Meta, analisti Skënder Minxhozi u shpreh se gjatë debateve të fundit mes partive politike, presidenti nuk e ka fshehur njëanësinë e tij.

Sipas Minxhozit ai ka treguar që ka qenë më afër njërës palë, gjë të cilën nuk e ka vlerësuar si një veprim të drejtë për një kryetar shteti.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se veprimet anti-kushtetuese janë ato që krijojnë bandën kriminale

Nga ana e tij analisti Nazarko tha se misioni i kësaj klase politike është drejt fundit dhe se ka ardhur koha që të largohen vetë.

Pjesë nga biseda në studio:

Minxhozi: Ilir Meta ka qenë një president që nuk e ka fshehur njëanësinë. Ka qenë më afër me një palë dhe kjo nuk është një gjë e drejtë për tu bërë nga një kryetar shteti.

Kryemadhi: Për reagimin ndaj zotit Basha nuk shoh asgjë politike është komplet institucionale. Nuk me duket absurde për zotin Meta , ai është politikan ka stofin e shtetarit. Dhe në 2007 ishte zoti Meta i cili ndërhyri për të bërë ndryshim të dekretit. Dy herë që janë shtyrë zgjedhjet në Shqipëri protagonist kryesor ka qenë Meta. Ai është një nga njerëzit që gjithmonë ka gjetur balancën. Sa për fjalorin politik diskutojeni me zotin Meta.

Minxhozi: Disa fjalë është më mirë mos thuhen. Bandë kriminale për një kryetar shteti…

Kryemadhi: Nëse Meta ta dekreton ty bandën kriminale sepse ta votuan qytetarët është sepse ti si opozitë vrave ndjenjën e protestës. Dhe kjo do të thotë që shqiptarët të mos besojnë me tek protesta.

Nazarko: Kur Basha foli për Trekëndëshin e Bermudës besoj e bëri për shkak të presioni mbi të. Është nga pikëpamja politke duke luftuar kundër të gjithëve, nuk di a ia mban kurrizë të bëjë të gjithë këtë. Ndërsa për LSI them sërish se ndodhet në pozicion komod. LSI është në drejtën e vet të mos i bëjë propozime martese Berishës. Unë besoj që misioni i kësaj klase politike ka ardhur drejt fundit dhe nëse nuk ndërhyn faktori ndërkombëtar dhe populli shqiptar…Sepse disa tani duhet të largohen vetë…Mua si qytetar më shqetëson…Po vazhduan kështu mjerë ne do të thoja…

Kryemadhi: Vendimet antikushtetuese të krijojnë një bandë kriminale

Nazarko: Mendoj që 90% e krimeve dhe pasojave që vijnë nga gjyqet është produkt i klasës politike

Kryemadhi: Nuk i prodhon klasa politike gjyqtaret

Nazarko: Një gjyqtar nuk bën asgjë tjetër vetëm se peshkon në ujë të turbullt, këtë ka prodhuar klasa politike. Këtë klasë politike e shikoj të kalbur dhe të mbyllur.

Kryemadhi: Ne nuk do të gjejmë paqe nëse nuk do të kthejmë pronat. Kishat, xhamia, teqe nuk kanë marrë pronat e tyre.

Minxhozi: Politika e lejoi këtë urbanizim të çmendur. 30-vjet nuk i dolën kësaj klase politike, kur do e bëni? Në 30 vite do të ishin bërë të gjitha ligjet.

Kryemadhi: Duhet bërë një analizë politike duke përfshirë të gjithë faktorët politikë. ndërkombëtarët janë shumë të rëndësishme sepse ne jemi një vend i vogël. Por së pari duhet të jemi ne ata që duhet të reflektojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb