TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot ambasadoren e re të Kolumbisë në Shqipëri Gloria Isabel Ramírez Ríos. Mes disa temave të diskutuara, mësohet se Kreu i Shtetit ka theksuar nevojën e plotësimit të kuadrit ligjor për të koordinuar përpjekjet midis institucioneve për parandalimin dhe luftën kundër trafiqeve të drogës.

“Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita sot me kënaqësi Ambasadoren e re të Kolumbisë në Shqipëri, Sh.T.Znj. Gloria Isabel Ramírez Ríos, së cilës i urova suksese dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të saj të rëndësishëm.

Vlerësova marrëdhëniet e mira politike ndërmjet dy vendeve tona, theksova nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tyre, si dhe plotësimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për të koordinuar më mirë përpjekjet midis institucioneve tona ligjzbatuese për parandalimin dhe luftën kundër trafiqeve të drogës.
E falënderova Ambasadoren Ríos për mbështetjen e vazhdueshme, që Kolumbia ka dhënë për shtetin e Kosovës. ?????”, shkruan Kreu i Shtetit pas takimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb