Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Republikës Demokratike dhe Popullore të Algjerisë në Shqipëri, Mahieddine Djeffal me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi suksese Ambasadorit Mahieddine Djeffal për përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri dhe i shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve miqësore tradicionale mes dy vendeve tona, në fushat me interes reciprok në planin dypalësh politik, ekonomik, tregtar, turizëm e kulturë.

Kryetari i Shtetit dhe Ambasadori Djeffal vlerësuan marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve dhe dëshirën për vazhdimin dhe zhvillimin e tyre në të ardhmen.

Presidenti Meta dhe Ambasadori Djeffal vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit në planin shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe nismave rajonale mesdhetare, veçanërisht në kuadër të OKB-së, gjatë mandatit 2-vjeçar të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb