Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit në Shqipëri (rezident në Romë), Sh.T.Z. Jauhar Saleem, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Saleem suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri dhe nënvizoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve miqësore dypalëshe në fushat me interes reciprok, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe fushën e teknologjisë së informacionit, përmes përmirësimit e plotësimit të kuadrit ligjor mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe të OKB-së, për paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe stabilitetin në botë, mbetet një fushë e rëndësishme, me dobi për të dy vendet tona”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: