TIRANË

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ambasadorin e Vietnamit, Le Hong Troung, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

“I urova suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy vendeve në fushat me interes reciprok, veçanërisht në ekonomi dhe turizëm.

Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht në atë të OKB-së, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në botë, mbetet një fushë e rëndësishme me dobi për të dy vendet tona.” shkruan Meta në një postim në facebook.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: