TIRANË

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff. Meta vlerësoi mbështetjen që AADF po u jep të rinjve shqiptarë nëpërmjet krijimit të qendrave të inovacionit.

“E përgëzova për kontributin e rëndësishëm, që AADF ka dhënë ndër vite për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, përmes projekteve të dobishme dhe jetëgjata. Jam veçanërisht i kënaqur për vëmendjen dhe mbështetjen që AADF po u jep të rinjve shqiptarë, nëpërmjet krijimit të qendrave të inovacionit dhe të arsimit dixhital”, u shpreh ai, ndërsa shprehu bindjen se AADF do krijojë hapësira për punësimin e të rinjve.

“Shpreha bindjen se investimet serioze të AADF do të rrezatojnë në shumëzimin e nismave rinore të startup-eve në fushën e teknologjisë inovative, duke krijuar më shumë hapësira për punësimin e të rinjve tanë dhe ndërtimit të të ardhmes së tyre në Shqipëri”, -theksoi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb