TIRANË

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kreun e e Shoqatës “Antipatrea”, inxhinierin Pavlo Shkarpa.

Ndërsa ndan foto nga takimi zhvilluar në Presidencë, Meta shkruan se bashkë me inxhinierin ndanë ide të vyera për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore të Beratit, që vitet e fundit, shkruan kreu i shtetit, po dëmtohen seriozisht.

“Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Shoqatës “Antipatrea”, inxhinierin e shquar Pavlo Shkarpa dhe të ndanim së bashku shumë ide të vyera për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore të Beratit, që vitet e fundit po dëmtohen seriozisht si pasojë e papërgjegjshmërisë, korrupsionit dhe projekteve urbane të pakonsultuara me komunitetin.”- shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Shoqatës “Antipatrea”, inxhinierin e shquar Pavlo Shkarpa dhe të ndanim së bashku shumë ide të vyera për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore të Beratit, që vitet e fundit po dëmtohen seriozisht si pasojë e papërgjegjshmërisë, korrupsionit dhe projekteve urbane të pakonsultuara me komunitetin.

Më dhuroi librin e tij “Rivatilizimi në Shqipëri – Gjallërimi i qyteteve dhe i turizmit, si dhe librin “Qyteti që magjepsi udhëtarët”, të shkruar nga një tjetër anëtar i Shoqatës “Antipatrea”, z.Dhimitër Myzeqari, që mezi po pres t’i lexoj.

T’i japim Beratit shkëlqimin e merituar, duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e jashtëzakonshme të kësaj qendre simbol të qytetërimit dhe civilizimit tonë, trashëgimi botërore e UNESCO.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb