Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, Anġlu Farrugia.

Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa shprehu kënaqësinë që, në vitin e kremtimit të 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, këto marrëdhënie janë dinamizuar shumë.
Duke iu referuar dy vizitave zyrtare në Maltë në muajt mars dhe maj të këtij viti dhe vullnetit të përbashkët, Presidenti Meta, nënvizoi se është shumë optimist për të ardhmen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në aspektin ekonomik e tregtar.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në rolin e parlamenteve për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, si në aspektin dypalësh ashtu edhe në kuadër të nismave rajonale Euromesdhetare.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, Anġlu Farrugia, ndodhet në Shqipëri në kuadër të Sesionit të Dytë të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen (IPTP).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb