Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Dr. Sheikh Abdullatif Bin Abdul Aziz Bin Abdul Rahman Al-Asheik.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve tona dhe shprehu dëshirën për t’i forcuar më tej ato, sidomos në aspektin ekonomik e tregtar.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e vazhdueshme humanitare, programet zhvillimore dhe mbështetjen teknike e financiare, që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ndër vite.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb