Presidenti Ilir Meta ka pritur në presidencë këtë të mërkurë Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Kroaci, Stjepan Šafran.

Meta tregon se e ka përgëzuar zyrtarin për përpjekjet në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kroacisë, veçanërisht në angazhimin për rritjen e bashkëpunimin ekonomiko-tregtar mes dy vendeve dhe nxitjen e investimeve kroate në vendin tonë.

Postimi i Ilir Metës:

Një takim i ngrohtë me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Varaždin të Kroacisë, z. Stjepan Šafran.
E përgëzova për përpjekjet në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kroacisë, veçanërisht për angazhimin e tij energjik në rritjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes dy vendeve, si dhe nxitjen e investimeve kroate në vendin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb