TIRANË

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka pritur në Presidencë, kreun e shtetit slloven, Barot Pahor.

Meta theksoi se ka zhvilluar një bisedë me Pahor, duke u shprehur se Sllovenia mbetet një avokate e integrimit europian të Shqipërisë.

Bisedat tona janë fokusuar në progresin e mëtejshëm të dy vendeve tona mike. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme rajonale. Pahor konfirmoi se Sllovenia mbetet avokate e integrimit europian të Shqipërisë. Falënderoj thirrjet për zgjerimin e BE drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku është edhe vendi ynë.

E sigurova presidentin Pahor për mbështetjen tonë, për samitin e BRDO BRIONIT. Së bashku shprehëm mbështetjen, për mundësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ne ndamë mendimin se e ardhmja e jonë është vetëm BE. Dua të shpreh angazhimin tonë për të bërë punë sa më të mira për t’u integruar në BE”, u shpreh Meta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb