Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë nipin e Ismail Qemalit, Nedim Aleksandër Vlorën.

Meta thotë se ishte kënaqësi të dëgjonte lidhjen e ngushtë që Nedim Aleksandër Vlora kishte për Shqipërinë dhe që ia transmetonte nipërve e mbesave.

Postimi i Ilir Metës:

I lumtur të takoja ngrohtësisht Nedim Aleksandër Vlora, nipin e Atit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, Ismail Qemali.
Kënaqësi të dëgjoja prej tij për lidhjen e ngushtë që ndjente në zemër për vendlindjen e të parëve dhe akoma më bukur sesi këtë dashuri të madhe për Shqipërinë jua transmetonte nipërve e mbesës së tij, me kërkesën, që edhe në brezat e ardhshëm të ruhet tradita e trashëgimit të mbiemrit Vlora.
Pres me padurim botimin e librit të z.Nedim Vlora mbi historinë 1000 vjeçare të familjes Vlora, për t’u njohur edhe me disa dokumenta të papublikuara më parë, për Ismail Qemalin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb