Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në Institucionin e Kryetarit të Shtetit, mësues dhe një grup nxënësish të klasave të para.

Gjatë kësaj vizite të veçantë, nxënësit patën mundësinë të bashkëbisedojnë me Presidentin e Republikës, si dhe të vizitojnë disa prej ambienteve të Institucionit.

Duke theksuar rëndësinë e figurës dhe misionit fisnik të mësuesit, Kreu i Shtetit ndër të tjera u shpreh:

“Shumë i lumtur t’ju mirëpres sot, në këtë ditë të shënuar për të gjithë mësuesit shqiptarë, për të ndarë së bashku, urimet më të përzemërta me rastin e 7 Marsit.
Në këtë ditë të festës së tyre, falënderojmë të gjithë mësuesit tanë për punën e palodhur dhe për përkushtimin në edukimin e brezave të rinj, me dashurinë për dijen dhe për Atdheun.
Të punojmë të gjithë së bashku, për të edukuar fëmijët tanë me respektin dhe dashurinë ndaj figurës dhe misionit fisnik të mësuesit.
Të mbështesim më shumë arsimin si investimi më i mirë dhe më i sigurt për zhvillim dhe progres.”, – theksoi Presidenti Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb