Preisdenti Ilir Meta ka pritur pasditen e sotme në Presidencë një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Meta shkruan se prej tyre është njohur me shqetësimet lidhur me rënien e shkëmbimeve tregtare Kosovë-Shqipëri si dhe shtimin e pengesave administrative e infrastrukturore.

Sipas tij, palët theksuan domosdoshmërinë që të merren masa të menjëhershme nga dy qeveritë e Kosovës e Shqipërisë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar si dhe rritjen e mbështetjes për bizneset e prekura nga kriza e COVID-19.

STATUSI NGA ILIR META
Prita sot në Presidencë një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve, me të cilët ndamë ide të vyera mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik të sipërmarrjeve në nivel kombëtar.
U njoha me shqetësimet e drejta të tyre për rënien e volumit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve tona, si pasojë e COVID-19, shtimit të pengesave administrative e infrastrukturore, si dhe rritjes se barrës, kryesisht jo tarifore.
Në kushtet aktuale të pandemisë, theksuam domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme, për të siguruar vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, si dhe rritjen e mbështetjes nga ana qeverive për bizneset e prekura në të dyja vendet, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë e Kosovës. ??❤️??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb